×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Llapi prezanton nënshkrimin e super talentit 19-vjeçar

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 21:41

    Skuadra e Llapit ka bërë zyrtarizimin e futbollistit të radhës. Bëhet fjalë për talentin e ri Arizon Rexhepi.


    Rexhepi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin nga Podujeva, kontratë kjo e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2022, shkruan Reporteri.net

    Ai ka qenë pjesë e akademisë së futbollit ‘Kurda’, ku e kaloi pjesën më të madhe, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së KEK-ut.


    Rexhepi luan në pozitën e mbrojtësit të krahut ndërsa është vetëm 19-vjeçar. Ai ka potencial të madh që një ditë të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

    Sidoqoftë, kjo mbetet të shihet gjatë sezonit të ardhshëm pasi trajneri i klubit të Llapit, Tahir Batatina i ka premtuar atij se do të ketë hapsira të mëdha në ekip./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!