Zyrtare: Valon Berisha mungon ndaj Spanjës

Valon Berisha nuk do të mund të luajë sonte ndaj Spanjës, aty ku Kosova është mysafir.


Përfaqësuesja jonë do të luajë me Furinë e Kuqe në stadiumin “La Cartuja” nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti ka deklaruar se Berisha është i lënduar dhe nuk do të mund të paraqitet në këtë takim mjaftë të rëndësishëm.

“Për shkak të lëndimit, Valon Berisha nuk luan ndaj Spanjës”, ka thënë ai.

Spanja ka katër pikë nga dy takimet e para, derisa Kosova ka pësuar humbje 3-0 ndaj Suedisë në takimin e parë.