Jablanovic voton pro formimit të Ushtrisë së Kosovës?

Burime të gazetës serbe ‘Blic’ thonë se Aleksandar Jablanovic ka bërë marrëveshje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin në largim, Isa Mustafa, për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se edhe katër deputetë serbë në Kuvend, do ta japin mbështetjen e tyre për krijimin e ushtrisë.

Media serbe ‘Blic’ thotë se edhe pse Kosova po e formon qeverinë e re, në zgjedhjet e planifikuara për 11 qershor, krijimi i ushtrisë nuk do të mund të bëhet pa mbështetjen e deputetëve serbë.

“Tashmë kanë filluar spekulimet se autoritetet në Prishtinë do të llogarisin në Aleksandar Jabllanoviqin, ish-liderin e Listës Srpska dhe Sekretarin shtetërorë në qeverinë e Serbisë, i cili themeloi Partinë e serbëve në Kosovë dy ditë më parë”, shkruan Blici serb.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.