Fëmijëria e Kallashit: Ja cila ishte puna e saj e parë

E rritur pa nënë dhe në varfëri, ajo qysh si e vogël kryente punën e të rriturve për ta ndihmuar babanë ta mbaj familjen.

Të afërmit e saj tregojnë për mënyrën skajshmërish të keqe të jetesës që bënte ajo, derisa një ditë Donjeta nisi të frekuentonte lokalet e natës. Mund t’ju duket e pabesueshme, por edhe sot, me punën që bënë Kallashi kujdeset për familjen e mbetur në fshatin Burrnik të Ferizajt.

Po si ishte fëmijëria e saj? Ajo mezi kalonte rrugën nga frika se mos po e shtypë ndonjë makinë. Shpejtonte hapat e vegjël për t’u dal përpara njerëzve duke u zgjatur atyre paketën me lloj-lloj cigaresh.

Po thuaj secilin që e shihte ia bënte të njëjtën pyetje. “Doni cigare’. Shumë nga ata e shpërfillin këtë vajzë të vogël të veshur me rroba të vjetra që nuk ia ndalnin të ftohtit e dimrit, por ajo insistonte.

I duhej patjetër të shiste diçka sepse paratë nga shitja e duhanit në mbrëmje ia dorëzonte babait të saj që po krijonte një familje mbi themelet e një shtëpi të vjetër, brenda së cilës kishte lindur edhe Donjeta Kosumi, transmeton ikub.

“U rrit pa nënë, në fukarallëk. Qysh e vogël ajo ka shitur cigare. “Ka qenë tip i gjallë, nuk ka dëgjuar për asgjë”, tregon një i afërm i saj. Duke mos dashur të identifikohet me emër ai tregon për jetën e vështirë që bënte Donjeta. Ajo tërë ditën punonte në qytet dhe në mbrëmje kthehej në fshatin e saj Burrnik bashkë me pazarin e një dite të mundimshme për një fëmijë.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.