Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Bresje mes dy veturave. Janë lënduar tre persona”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai më tej ka thënë se policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Reporteri.net ka siguruar foto nga ky aksident ku shihet dëmtimi i veturave. /Reporteri.net/.