×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Gruda, PDK: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 17:36

    Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK tha se është fakt se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë “zotim ndërkombëtar” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Gruda tha në Frontal në T7 se është i bindur se kjo do të ndodhë.

    “Edhe këtë do ta bëjnë. Jam i sigurt”, tha ai.

    Ajo çfarë po bën Kurti aktualisht, sipas Grudës, “është një orvatje për me e shty eventualisht deri në zgjedhjet e reja”.

    Gruda tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shmangë autonominë për serbët, nëse për këtë zotohet Qeveria e vendit.

    “Problem e ka Gjykata Kushtetuese me e shmangë autonominë, nëse ti zotohesh për të”, tha ai.

    Ai përmendi edhe postimin e Kurtit në “X” për bisedën që ai tha se e zhvilloi me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

    “Në Twitter, kancelarit gjerman i thotë do ta zbatojë. Në shqip në Facebook nuk e thotë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!