Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur për aderimin e radhës në Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, ka treguar se Jona Hoxhaj është e re premtuese, e cila ka punuar si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, në Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Jona Hoxhaj është një e re premtuese, e shkolluar mirë, e cila prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, pastaj në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë disavjeçare si menaxhere në sektorin privat.
Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.
Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!