×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidentalisht vrava motrën time të vogël

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:10

    Sean ishte 10 vjeç kur gjeti armën në shtëpi dhe nisi të luante. Aksidentalisht arma u shkrep dhe plumbi goditi në zemër motrën e tij më të vogël.


    Tridhjetë vjet më vonë, Sean ende e kujton atë skenë si të kishte ndodhur dje.

    Ishte viti 1989. Sean telefonon në polici i shokuar: “Motra ime vdiq. Të lutem njoftoni mamin dhe babin tim. O zot! ”

    “Një natë përpara aksidentit kishte ndodhur një grabitje në atë zonë dhe babi kishte marrë një armë” kujton Sean sot.

    Ndërkohë e ëma tregon se kishin qenë familjarët e bashkëshortit që ia kishin dhënë.

    “Armën e vendosi në dollap dhe u shtrimë.”

    “Ditën tjetër erdha në shtëpi dhe po kërkoja videogames dhe në vend të saj gjeta armën e babit. Mendova se ishte prej loje dhe doja të luaja me të. Arma u shkrep dhe plumbi kapi motrën” kujton Sean.

    “Ishte një goditje në shenjë. Aksidentet ndodhin shumë shpejt” thotë e ëma.

    Tridhjetë vite më pas Sean dhe mamaja e tij reflektojnë mbi sekondat tragjikë që i ndryshuan tërësisht rrjedhën e jetës së tyre.

    “Nuk kisha me kë të zemërohesha për tragjedinë. Ishte një fëmijë vetëm një 10 vjeç dhe ndodhi aksidentalisht” kujton e ëma.

    “Disa njerëz pyesnin nëse e bëri kastile: Jooo! Ai e mbronte atë. Kjo ishte gjëja me ë rëndë, kur njerëzit thonin mendimin e tyre pa ditur vërtet si kishte ndodhur.”

    Mbi 4.6 milionë fëmijë jetojnë në banesa ku ka të paktën një armë. Tre nga katër fëmijë e dinë se ku janë tw fshehura.

    Javën kur Sean vrau të motrën dy fëmijë të tjerë humbën jetën në Florida ndërsa dy u plagosën pikërisht në incidente të tilla me armë.

    “Vitet kaluan por asnjëherë nuk kam folur me babain tim. Ai bën me faj veten, unë bëj me faj veten time, apo bëjmë me faj njëri tjetrin. Adoleshenca ishte e vështira, nisa të përdorja drogë. Vite më pas kur zbulova se do të bëhesha baba, ngjarja më hapi sytë që të isha përgjegjës jo vetëm për veten time por për djalin dhe për një jetë tjetër. Lutem çdo mëngjes duke i kërkuar Zotit të më falë. Kur nisa rehabilitimin shpesh shëtisja buzë detit kur nuk kishte njerëz. Shikoja qiellin dhe më dukej sikur i flisja asaj” tregon Sean

    Ndërsa e ëma e mbyll: “Fëmijët janë gjithmonë kuriozë nga armët. Të pasurit e një arme në shtëpi i shton kuriozitetin. Dhe gjithcka ndodh në të qindtën e sekondës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!