×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi edhe në Norvegji

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 22:06

    Agjencia e shëndetit publik e Norvegjisë ka konfirmuar të mërkurën se një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus.


    Informatën e ka dhënë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

    Personi i infektuar me koronavirus, i njohur me emrin Covid-19 tashmë, po mbahet i izoluar në shtëpinë e tij, pasi është kthyer nga Kina, javën e kaluar, kanë thënë autoritetet norvegjeze.

    Personi, gjinia e të cilit nuk është bërë e ditur, nuk ka shfaqur simptoma të virusit fillimisht, dhe ishte vlerësuar se nuk përbënte rrezik për infektimin e të tjerëve, ka bërë të ditur agjencia norvegjeze e shëndetit publik./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!