×
  • Lajme
  • Botë

    Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 18:54

    Vaksina Moderna ka ofurar së fundi nivele shumë të larta të mbrojtjes kundër virusit COVID-19.


    Lidhur me këtë duket se nuk ka prova që efikasiteti është më i keq në moshat më të vjetra, sugjeron analiza primare për fazën përfundimtare të studimit, njofton Klan Kosova.

    Moderna tha se analiza e fazës tre të studimit COVE të kandidatit për vaksinë, e quajtur mRNA-1273, që kishte 30,000 pjesëmarrës – përfshinte 196 raste të Covid-19, nga të cilat 30 raste ishin të rënda.

    Efikasiteti i vaksinës kundër sëmundjes ishte 94.1 për qind dhe efikasiteti i vaksinës kundër Covid-19 të rëndë ishte 100 për qind, raportoi kompania.

    Mbretëria e Bashkuar ka siguruar shtatë milion doza të vaksinës nga firma amerikane – e mjaftueshme për rreth 3.5 milionë njerëz.

    Ai shtoi se vaksina në përgjithësi tolerohet mirë pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë së identifikuar deri më tani.

    Studimi ka tejkaluar dy muajt e ndjekjes mesatare pas vaksinimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!