×
  • Lajme
  • Lajme / Tenderi i rrugës Prishtinë-Podujevë

    Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha si i dyshuar, sqarova pastërtinë e plotë në këtë proces

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 12:19

    Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka thënë para gazetarëve ka thënë se ka qenë i ftuar si i dyshuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Durmishi theksoi se kjo fazë është fillestari dhe se ka sqaruar pyetjet e prokurorit për të dëshmuar siç tha ai se procesi për rrugën Prishtin-Podujevë ka qenë i rregullt.

    “Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet qtë cilat i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha zëvendësministri Durmishi.

    Durmishi tha se kallëzimi penal i bërë nga një operator ekonomik në kohën kur dhe janë nënshkruar konatrata është e pabazuar, derisa shtoi se punimet do të vazhdojnë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë.

    “Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operataor ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata, e cila është totalisht e pabazuar. Prandaj thjesht ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai i mori dhe tash po presim se çka do të ndodhë”, tha tutje Durmishi.

    “Punimet do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti”, shtoi zëvendëministri Durmishi./Reporteri.net/

    Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!