Sa vjet burg rrezikon Julian Assange nëse shpallet fajtor?

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka konfirmuar që kanë kërkuar ekstradimin e krijuesit të ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, i cili përmes kësaj platforme ka publikuar informacione sekrete amerikane.


Assange akuzohet nga autoritetet federale amerikane për “krijimin e teorive konspirative kundër qeverisë dhe thyerjen e fjalëkalimeve të kompjuterëve që kanë informacione të klasifikuara”.

Në deklaratë të shkruar, gjykata amerikane e përshkruan Assange si “personi i cili pati rolin më të madh në publikimin e informacioneve të klasifikuara të SHBA’së”.

Aty shkruhet gjithashtu se Assange përballet me vetëm pesë vjet burg, nëse shpallet fajtor.

“Sipas të dhënave, në mars të vitit 2010, Assange arriti që t’i thyej fjalëkalimet e kompjuterëve të cilët mbanin informacione të klasifikuara dhe të dhëna për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, dhe pastaj ka shpërndarë këto të dhëna”, shkruhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.