×
  • Lajme
  • Botë

    Si u bë një bari i thjeshtë miliarder: U largua nga fshati i tij i varfër dhe bëri diçka që pakkush do të guxonte

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 15:24

    Në mars të këtij viti bëhen 15 vjet nga themelimi i një prej kompanive më të njohura në botë që merren me prodhimin e jogurtit.


    Kompania quhet “Barinjtë”. Ajo që është interesante është historia jetësore e themeluesit të saj.

    “Nëse unë fitoj para, kështu fitojnë edhe punëtorët e mi. Fitimi im është fitimi i tyre dhe lumturia e tyre është lumturia ime”, thotë Hamdi Ulukaja, një bari i varfër kurd i lindur diku në malet e Turqisë, por që emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe tani zotëron markën e jogurtit “Barinjtë”. Pasuria e tij arrin dy miliardë dollarë.

    Hamdi Ulukaya është yll në SHBA, jo sepse ai ka fituar gjithçka me djersën e tij, por sepse ai ka ndryshuar plotësisht rregullat e kapitalizmit dhe vërtetoi se ato janë më efikase dhe më të mira se akumulimi mizor i fitimeve, transmeton Reporteri.net.

    Do të ishte gabim të thuash që Hamdi Ulukaya nuk beson në fuqinë e biznesit, në Amerikë dhe në ëndrrën amerikane – ai e jeton atë – por rregullat nën të cilat ai luan janë dukshëm të ndryshme nga ato që kopjohen në rajonin tonë. Ai është i njohur për thënien e tij se “maksimizimi i fitimeve në mënyrë që përfitimi i vetëm tu shkojë aksionarëve është gjëja më e marrë që ka dëgjuar në jetë”.

    Hamdi Ulukaja, i njohur edhe si “mbreti i kosit”, lindi më 26 tetor 1972 në Turqi, në të vërtetë diku gjatë rrugës sepse prindërit e tij, barinjtë, lëviznin, kështu që ai erdhi në jetë diku në rrugë. Dhe Hamdia i vogël, natyrisht, ishte një bari dhe një kurd, një anëtar i një populli që ka tre vendlindje por jo një shtet, dhe që nuk vuan në Turqi.

    Ai u rrit midis deleve dhe qysh kur ishte i vogël dinte të bënte djath dhe kos, por jogurti që ai bën sot është jogurti më i famshmi në botë. Marka u quajt “Barinjtë” dhe sot vlen pesë miliardë dollarë.

    Megjithëse babai i tij e dërgoi për të studiuar në Ankara, Hamdia, siç më vonë rrëfeu në një intervistë për CNN, nuk mund të duronte shtypjen e kurdëve, kështu që ai bëri 3,000 dollarë dhe shkoi në SHBA në vitin 1994. Aty ai po mësonte intensivisht gjuhën dhe dëshironte të hapte ndonjë biznes. Më 2005 i erdhi shansi, kur pa një reklamë për shitjen e një fabrike të vjetër dhe të lënë pas dore të kosit. Shpalljen, përndryshe e gjeti në plehra.

    Dhe ai e mori atë si një shenjë dhe menjëherë e thirri babanë e tij duke i thënë: “Këta amerikanë nuk e kanë idenë se çfarë është kosi, për ta është një ëmbëlsirë plot sheqer dhe fruta. Është koha për të provuar kosin e vërtetë ashtu si e bëjmë ne.”

    “Unë jam një kurd, i rritur midis deleve në malet turke. Në shoqërinë tonë, nuk kishte rëndësi se kush sa dele kishte, por se çfarë njeriu ishte. Një atmosferë e tillë mbretëron në fabrikat e mia sapo të hyni, ndjeni shpirtin njerëzor”, thotë ai.

    https://twitter.com/theheidelbean/status/1179123943329779712

    “Barinjtë” është emëruar një nga 10 kompanitë më të reja më inovative në botë. Rreth 30 përqind e të punësuarve janë refugjatë dhe emigrantë, të cilët gjithashtu kanë një avantazh të punësimit. Tre vjet më parë, Hamdi raportoi se 10 përqind e kompanisë, me vlerë të paktën 5 miliardë dollarë, u jepte punëtorëve, rreth 2,000 në atë kohë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!