×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdon paniku i banorëve ndaj rrezatimit të lartë pas shpërthimit në Rusi

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 18:18

    Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara


    Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.

    Sipas ekspertëve, rrezatimi megjithatë është nën nivelin e dëmshëm e nuk do të shkaktoje komplikacione serioze tek banorët e qytetit. Por shpërthimi ka sjelle panik tek banorët në qytetet Arkhangelsk dhe Severodvinsk që nxituan te marrin masat për të kufizuar efektet e rrezatimit.

    Mediat raportuan për evakuime masive, por disa orë më vonë zyrtarë rus e mohuan një gjë të tillë.

    Shpërthimi i një jave më parë që u mori jetën 5 shkencëtarëve të armëve kimike, megjithatë ende nuk është zbardhur plotësisht.

    Të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte detaje rreth testimit qe po zhvillohej ndërsa u tha gazetarëve se ngjarja ishte “aksidentale”.

    Sipas mediave amerikane të cilat citojnë ekspertë bërthamorë në SHBA, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me shpërthimin e një rakete “Kruz”.

    Ata bazohen tek një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar i cili foli për projektin e ndërtimit te një raketë të quajtur “Burevestnik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!