×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq: Trefishohet proamerikanizmi te serbët

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 21:02

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u krenua sot me një fakt.


    Sipas tij, në 11 muajt e fundit është trefishuar popullariteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis serbëve.

    Vuçiq tha se nga 8.5 përqind, tani 26 përqind e serbëve e duan Amerikën.

    Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të 76 vjetorit të operacionit Hallijard, ku banorët e Pranjës, ndihmuan në shpëtimin e më shumë se 500 ushtarëve amerikanë të ngujuar në Serbi, pas rrëzimit të aeroplanëve të tyre nga forcat fashiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!