×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bashkëpunimi Austri-Itali-Britani sjell makinën elektrike më të fuqishme në botë

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 22:49

    Marka austriake Deus ka vendosur që t’i sjellë botës makinën elektrike më të fuqishme të krijuar deri më sot.

    Me supermakinën Vayanne, kjo markë ka vendosur që të tejkalojë kufirin e fuqisë së këtyre makinave, që ishte vendosur nga Lotus Evija, me 2000 kuaj fuqi.

    Për ta bërë këtë gjë, Deus ka bashkëpunuar për anën teknike me Williams Advanced Engineering, ndërsa për dizajnin, ka vendosur t’i kërkojë ndihmë italianëve të ItalDesign.

    Deus Vayanne, i planifikuar për t’u prodhuar në vetëm 99 njësi, që do të dalin në treg në vitin 2025, do të ketë 2200 kuaj fuqi, që do ta bëjnë këtë makinë që të kapë një shpejtësi maksimale prej 400 km/h, ndërkohë që për 2 sekonda të arrijë nga 0 në 100 km/h.

    Salloni Ndërkombëtar i Automobilëve në Nju Jork (15-24 prill) do të jetë eventi i prezantimit të madh të Deus Vayanne, ose makinës elektrike më të fuqishme në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!