×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ford planifikon të prodhojë deri 600,000 makina elektrike brenda vitit 2023

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 12:25

    Ford Motor planifikon të rrisë kapacitetin e tij të prodhimit të automjeteve elektrike në 600,000 njësi globalisht deri në vitin 2023, gjë që sipas CEO-s Jim Farley, do ta bëjë kompaninë prodhuesin e dytë më të madh të automjeteve elektrike, pas Teslas.

    Farley tha se rritja do të dyfishonte numrin e automjeteve elektrike që kompania kishte pritur fillimisht të prodhonte gjatë 24 muajve të ardhshëm. Ky prodhim pritet të shpërndahet në tre automjetet e para të reja të Fordit: Mustang Mach-E, F-150 Lightning dhe E-Transit.

    “Kërkesa është shumë më e lartë se sa prisnim”, tha Farley duke shtuar se është një përvojë e re për këtë kompani të madhe, duke u përpjekur të jetë një nga më të mirat.

    Është e paqartë nëse 600,000 makinat do ta vendosin atë të dytën pas Teslës për sasinë e automjeteve elektrike. Gjithashtu edhe kompania General Motors planifikon të shesë 1 milion automjete elektrike në mbarë botën deri në vitin 2025. Tesla tha në përditësimin e investitorëve të saj të tremujorit të tretë se kapaciteti vjetor i instaluar në fabrikën e montimit të automjeteve në Fremont, Kaliforni, është 600,000 dhe në Shangai në më shumë se 450,000 makina në vit. Kompania po ndërton gjithashtu fabrika të reja në Austin, Teksas dhe Berlin.

    Një zëdhënës i GM tha se prodhuesi i automjeteve po i afrohej 300,000 shitjeve të makinave EV globalisht gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, kryesisht në Kinë. GM gjithashtu planifikon të konvertojë të paktën katër fabrika të Amerikës së Veriut që aktualisht prodhojnë automjete me motorë me djegie të brendshme për të qenë të afta të prodhojnë EV në vitet e ardhshme, përveç fabrikave në Kinë dhe Michigan që tashmë prodhojnë automjete të tilla.

    Në lidhje me rritjen e kapacitetit të automjeteve elektrike, Farley tha se Ford planifikon të bëjë pronarë më shumë se 80% të mbajtësve të rezervimeve për F-150 Lightning EV të ardhshëm. Ford thotë se më shumë se 160,000 rezervime janë bërë deri tani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!