×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Lajm i keq për ata që merren me kriptovaluta, Bitcon bie për toke

    Reporteri
    09 Maj 2022 | 9:37

    Vlera e Bitcoinit ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34 mijë dollarë.

    Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50 për qind, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar.

    Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 33 mijë e 600 dollarë, një rënie prej rreth 15 për qind brenda një jave apo rreth 4 për qind për 24 orë.

    Vlera aktuale e Bitcoinit | Burimi: CoinMarketCap

    Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.

    Ethereum gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10 për qind në javën e fundit.

    Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!