×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mund të ju shpëtojë jetën, a e dini për çka shërben kjo pjesë e vogël bë pasqyrën e brendshme të veturës

    Reporteri
    23 Dhjetor 2022 | 8:30

    Shumica e shoferëve nuk e dinë qëllimin e levës që gjendet pothuajse në të gjitha pasqyrat e brendshme. Nëse po përpiqeshe ta lëvizësh gjatë ditës, e kuptove shumë shpejt se nuk mund të shihje asgjë. Madje mund të keni menduar se nuk funksionon dhe nuk jeni i vetmi…

    Ata që e kanë lëvizur levën gjatë natës, veçanërisht kur drita e gjatë e një makine tjetër pulson në pasqyrën e pasme, e kanë kuptuar se për çfarë shërben – dhe se nuk është menduar për të varur xhingla të ndryshme.

    Mbron nga reflektimi

    Pasqyra e brendshme e pasme nuk është një pasqyrë e zakonshme, por një pykë prizmatike – një pasqyrë e vendosur pas xhamit. Me levën, ne zgjedhim midis dy pozicioneve: në njërën, shohim skenën pas makinës në pasqyrë dhe në tjetrën, shohim reflektimin në xham, i cili kalon katër përqind të dritës. Ky cilësim shërben për të mbrojtur drejtuesin nga blici dhe reflektimi i dritave të gjata gjatë natës, sepse lëvizja e levës në një pozicion tjetër redukton intensitetin e saj me pothuajse 96 për qind. Ekspertët deklarojnë se pasqyra e brendshme duhet të rregullohet vetëm kur karrigia e shoferit është e rregulluar në mënyrë që të jetë sa më komode për të vozitur.

    Kujdes nga njollat

    Është shumë e rëndësishme të keni kujdes gjatë vendosjes në mënyrë që gishtat tuaj të mos njollosin pasqyrën, sepse ajo tregon më realisht distancën e objekteve pas jush. Nga ana tjetër, pasqyrat e jashtme i bëjnë objektet të duken më larg se sa janë në të vërtetë. Në makinat e gjenerate më të re ose të një klase më të lartë, pasqyra e pasme në vend të një pyke prizmatike ka fotoreceptorë, të cilët zbulojnë sasinë e dritës. Kur kalon një nivel të caktuar, aktivizohet një sistem i veçantë që errëson xhamin dhe e bën atë më pak reflektues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!