×
  • Lajme
  • Lajme

    37 persona me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 14:58

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 115 pacientë janë në trajtim në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme anembanë vendit.


    Prej tyre, ShSKUK ka thënë se 37 persona janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë. Teksa, 81 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

    Njoftimi i plotë:

    ShSKUK: 115 pacientë në trajtim, 37 të konfirmuar COVID-19 pozitivë

    Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 115 pacientë, 17 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 81 me oksigjenoterapi.

    Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 17 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 66 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive, 17 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 33 pacientë

    13 të konfirmuar pozitivë

    15 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

    Spitali i Pejës, 17 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!