×
  • Lajme
  • Lajme

    4 persona të vdekur sot nga coronavirusi, 79 në total

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 0:01

    Edhe një rekord i zi sa i përket personave të prekur me coronavirus. Sonte janë konfirmuar edhe 195 raste të reja, kurse 44 persona janë shëruar.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në njoftimin e saj ka thonë se në vend numri i personave të vdekur me coronavirus është 79, që i bie se vetëm sot kanë vdekur katër persona.

    “Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së, shkruan Reporteri.net.

    IKSHP njofton se sonte janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!