×
  • Lajme
  • Lajme

    58-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Gjermania

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 13:40

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrarë.


    E i dyshuari për këtë vrasje R.B kishte pak ditë që nga Gjermania kishte ardhur për në Kosovë.

    Kështu po deklaron, vëllai i 17-vjeçares së ndjerë Bajrami.

    “Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka deklaruar Bajrami.

    “Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë”, thotë ai./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!