×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Vendi ynë ka gjasë të humbasë edhe aleatët, edhe sovranitetin

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 12:10

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i njeh bandat kriminale në veri dhe emrat e anëtarëve, por nuk po i arreston. Ai tutje në Kuvend tha se Kosova po rrezikon të humb sovranitetin dhe aleatët, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Sulmi i nisur ndaj policisë nga bandat që kryeministri i njeh, por nuk i arreston, ndaj gazetarëve shqiptarë atje, e që u shndërrua shpejtë në sulm ndaj ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it, si shenjë që bandat, të cilat kryeministri i njeh me emër e me mbiemër, me adresë, me armatim, me shtëpi, po i len të lirë, se këto banda qëndronin kundër demokracisë, kundër raportimit të lirë, por edhe kundër vlerave euro-atlantike”, tha Abdixhiku në foltoren e Kuvendit.

    I pari i LDK-së tha se Kosova ka gjasë të humb edhe aleatët edhe sovranitetin.

    “Jo vetëm pa aleatët, por me aleatët kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin, as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të humbasë edhe aleatët, edhe sovranitetin. Në këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti”, deklaroi Abdixhiku.

    “Në një përballje të tillë fitues do të dalin vetëm ushqyesit popullsitë”.

    Abdixhiku tha se reagimet e DASH-it, BE-së e NATO-s, janë si pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të Kurtit.

    “Reagimet e sekretarit Blinken, pra të vet Departamentit Amerikan të Shtetit, të Bashkimit Evropian, të NATO-s, e shteteve më mike të Kosovës, kundër shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës, popullit tonë, në një kauzë të drejtë, janë si pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, të atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës. Ky kryeministër i njëjtë i cili para pak kohësh ka pranuar publikisht se është informuar po nga këta miq, mbi gjërat të cilat ai vet nuk i dinte si kryeministër, të njëjtën njerëz, të njëjtit aleatë sot janë naivë, nuk dinë, por ky dinë”, u shpreh ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!