×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri i reagon Vuçiqit për bazën e FSK-së: Tërhiqe deklaratën, ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e Kosovës

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 16:40

    Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i është përgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me pretendimet e këtij të fundit për bazën ushtarake të FSK-së në komunën që udhëhiqet nga ai.


    Bahtiri përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenoj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës.

    Tutje ai shkruan se Vuçiq nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.

    Madje, ai ka kërkuar që Vuçiq ta tërheq deklaratën.

    Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

    Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, e sidomos në punët komunale të Mitrovicës.

    Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenoj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës to

    Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit dhe komunës tonë të pasardhësve politik të Millosheviqit, të cilët në vend se të kujdesen për mirëqenien e banorëve të Serbisë dhe demokratizimin e shtetit të tyre, tentojnë të përzihen dhe bëjnë obstruksione të ndryshme për ta prishur rendin demokratik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje ta tërheq deklaratën e sotme dhe veproj në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse vetëm kështu mund t’i shërbej shtetit të vet dhe gjithë rajonit.

    Vendimin i Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhënien e 191 hektarë tokë për bazën ushtatake të FSK-së, ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe si komunë jemi shumë krenar për këtë vendim të marrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!