×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen 5 persona

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 19:39

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës.


    Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë pesë automjete, derisa kanë mbetur të lënduar pesë persona.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka deklaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut. / Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!