×
  • Lajme
  • Lajme / Në orët e mëngjesit

    Aksident mes katër veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 9:42
    Foto: Ilustrim

    Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

    Në këtë aksident sipas Policisë janë përfshitë 4 automjete.

    “Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Njësiti i trafikut rajonal është duke marrë me rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!