×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Gjilan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK

    Reporteri
    18 Tetor 2021 | 18:05

    Gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një aksident komunikacioni në aksin rrugorë, Gjilan – Kamenicë, përkatësisht në fshatin Dobërçan.


    Në këtë aksident lëndime trupore kanë marrë dy persona, ku njëri nga ta është dërguar me urgjencë në QKUK, shkruan Reporteri.net

    Lajmin për Gazetën Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Ju njoftoj se sot mbas orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, fshati Dobërçan ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hashani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!