×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në Karaçevë, buldozerët nisen për t’i rrënuar kazinotë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 22:32

    Policia e Kosovës ka marrë një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale.


    Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar. Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, tash kanë ardhur edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.

    Pamjet e me poshtme tregojnë buldozerë në Karaçevë, drejtuar për në objektet ku zhvillohej kjo veprimtari ilegale.

    E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

    “Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

    Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

    Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mësoi se deri më tani shifra e të arrestuarve gjatë këtij operacioni është 16 persona gjithsej, 8 prej tyre policë.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net një zyrtar policorë, nga vendi i ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!