×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti konfirmon aderimin e Haki Abazit në Vetëvendosje

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 14:56

    Analisti Haki Abazi gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. 


    Lajmin e ka konfirmuar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, Kurti ka thënë se  njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

    Postimi i plotë:

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/665342750632279?__xts__%5B0%5D=68.ARAQrHRn79J9W3mYuV051Qjy7zYBTi9jXmMjImeh66rut6FpGCMF_5AinhQXRhsUP_FSJtsUoYwom2h47EFMzoky6vMP0fFT3Ii8KvvuwYrlTfXyKhZ9pxXuvhny6b7smR4t2fWLzwIrjm6n3e6ExgRalNdMz3zht3E5urmaYlVSr9xVOV4dBZp3P7zXWlH0uww8HL4rQdJsm3jnM46_CURvogsHkbWOuadyazkDlgpucPKNOKtCb1hN7l3JvWXQZ4i_Ad_MS0LAYw96wwK7hGBeJQCUR3KwibiJTaJOmrRcNIQcsPOdLTgyufbgf3XvWDdoElPSSJ5Zm3NJy39CoCg&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!