×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti lajmërohet nga Llapi, para qindra militantëve: Ky është një referendum

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:35

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në Podujevë.


    Ai ka thënë se me fitoren e kandidatit të partisë së tij, Shpejtim Bulliqi, ka fituar qytetari.

    “Ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari që vendosi për numrin 12 për VV-në dhe Shpejtim Bulliqin kryetar. Sonte e morëm atë që na thoshin secilën ditë e secilën mbrëmje se këtu po fillon Shpejtim Bulliqi, po fiton VV, po fiton qeverisje e mirë. Kjo nuk është zgjedhje, sepse kjo nuk është vetëm zgjedhje, kjo që ka ka ndodhur sot është referendum, jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume me shumë se zgjedhje”, ka thënë Kurti para qindrave përkrahëseve të mbledhur, ku nuk respektoheshin fare masat anti-Covid, shkruan Reporteri.net.

    Kurti vijoi duke thënë se do të ketë referendum sepse populli është përcaktuar për VV-në.

    “Nuk ka fituar thjesht as Shpejtimi, as Lëvizja, por keni fituar ju (qytetarët). Ne nuk po e marrim komunën, ne po ju a kthejmë juve komunën”, ka deklaruar Kurti.

    Pas fjalës së tij shpërthyen fishekzjarrët.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!