×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu: Nga sot nisin procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 12:51

    Lëvizja Vetëvendosje synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Kjo parti nga sot ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve teksa ka kërkuar edhe përkrahjen e partive të tjera.


    Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar menjëherë pas këtij lami duke thënë se që nga sot nisin edhe proceduar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, shkruan Reporteri.

    “Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes Grupit parlamentar, nisi proceduarat për rrëzimin e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë!”, ka shkruar ajo.

    Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media e ka akuzuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë duke thënë se kjo Qeveri po e çon vendin drejt një katastrofe humanitare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!