×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja në ministerial

    Ambasadori britanik, Hargreaves: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 11:07

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, përcjell Reporteri.net.

    Ambasadori tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

    “E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

    Tani do të jetë në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht në maj, nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

    Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, ditë më parë në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net tha se përderisa opinioni rekomandon anëtarësimin dhe nuk parasheh parakushte, pret që Komiteti i Ministrave ta trajtojë çështjen në ministerialin e muajit maj dhe Kosova ta pranojë ftesën për anëtarësim pas miratimit nga 2/3 e ministrave të punëve të jashtme të 46 vendeve anëtare./Reporteri.net/.

    A mund të pengohet Kosova në rrugën drejt Këshillit të Evropës? Flet numri dy i diplomacisë, Ahmeti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!