×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen në kufirin Serbi-Kroaci shoferi dhe konduktori i një autobusi nga Kosova, iu gjetën mbi 1 mijë e 600 pako cigare pa banderola

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 13:31
    Foto ilustruese

    Dy persona, shoferi dhe konduktori i një autobusi nga Kosova, janë arrestuar në kufirin Serbi-Kroaci, pasi zyrtarët kufitarë kanë gjetur cigare të fshehura pa banderola.

    Policia në këtë autobus ka gjetur gjithsej 1.678 paketa cigare në një pjesë të fshehur, e cila thotë se ka një vlerë prej rreth 6 mijë euro, bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

    Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.

    Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!