×
  • Lajme
  • Lajme / Konfiskohen narkotikë

    Antidroga aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 14:46
    Fo
    Foto ilustruese

    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në Gjakovë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se në këtë operacion ka të arrestuar si dhe janë konfiskuar sasi e narkotikëve.

    Operacioni është duke vazhduar.

    “Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë.

    Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!