×
  • Lajme
  • Lajme / Luginë

    Ruajtja e shumicës shqiptare në Bujanoc, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 22:56

    Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur koalicion paszgjedhor, njoftoi Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtare Shqiptar.

    “Pas tri takimeve, tri parti politike sot e nënshkruan marrëveshjen (për koalicion paszgjedhor) e ndërmjetësuar nga KKSH”, ka shkruar Lutfiu.

    Postimi i Lutfiut:

    Pas tri takimeve, tri parti politike sot e nënshkruan marrëveshjen (për koalicion paszgjedhor) e ndërmjetësuar nga KKSH.

    Partit nënshkruese janë; PD, PVD dhe LPD.

    Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit ishte motivi kryesor i kësaj nisme të cilën e udhëheqi KKSH.

    Partitë politike të sipërpërmendura arrijnë këtë marrëveshje e cila ka prioritet luftën kundër diskriminimit, zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror, arritjen e barazisë, zhvillimin ekonomik-social, kulturor të komunës sonë.

    Marrëveshja mbetet e hapur edhe për listat tjera garuese që sigurojnë mandate në përbërjen e re të Kuvendit komunal.

    Shqiptar mbi këtë dhe!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!