×
  • Lajme
  • Lajme / Periudha 1998-1999

    Arrestohet një serb në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet për krime lufte

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 18:08
    Foto ilustruese

    Një person është arrestuar sot në pikën kufitare në Bërnjak.

    Prokuroria Speciale njofton se i njëjti dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    J.SH. dyshohet se gjatë viteve 1998/99 ka kryer krime lufte në Komunën e Gjakovës.

    Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Prokuroria, siç thotë në njoftim, do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”,  thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë Speciale.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!