×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Maqedonci në Hungari: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 20:19

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mori pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që po zhvillohet për herë të parë në Budapest.

    Gjatë fjalimit në panelin për “Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë”, ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, nuk ka tjetër alternativë.

    “Shfrytëzova rastin që të pranishmit t’i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    Ministri Maqedonci gjatë qëndrimit në Budapest është pritur në takim nga homologu i tij hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!