×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet aktivistja e Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se bëri propagandë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 16:47

    Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se kanë shoqëruar për në stacionin policor komisionerën e Vetëvendosjes, Sanela Gerdiq.


    Nga policia është thënë për “Express” se Gerdiq ishte komisionere në shkollën ‘Sveti Sava’ në Mitrovicë të Veriut.

    E njëjta është shoqëruar në polici për shkak që dyshohet se ka bërë propagandë për kandidatin e VV-së në këtë komunë, Erden Atiq nga komuniteti boshnjak.

    Gerdiq fillimisht do të merret në pyetje nga policia.

    Siç shihet në fotografinë e publikuar nga aktivistja e VV-së, ajo ka mbuluar emrat e kandidatëve tjerë në garën për kryetar komune që po mbahen sot, duke sugjeruar për votim kandidatin e VV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!