×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet mitrovicasi pasi goditi me shuplakë vajzën e tij dy-vjeçare

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 9:27
    Fotografi ilustruese

    Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij dyvjeçare.

    Ndërkaq, gruaja e të dyshuarit, bashkë me motrën e saj kanë tentuar ta ndalojnë, por që ai ka vazhduar duke goditur edhe njërën nga gratë.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!