Negociatat mes Kurtit dhe Vuçiqit po vazhdojnë edhe pas më shumë se tetë orësh, ndërsa ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë këshillën e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.
Ish-ministri kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar në Twitter se si as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se çka ndodhi në bisedimet mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Ischinger e ka shpërndarë këtë postim, duke risjellë vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar dje në Politico.
“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman.
I hope my appeal in @POLITICOEurope was not published in vain: both sides should take a leap of faith right now – today! https://t.co/wXngIV3aty
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 18, 2023
Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.