×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti reagon pasi u sulmua me vezë: Ata që duan të na mbajnë Kosoven të izoluar bëjnë kësi veprime

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 12:45

    Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë që ju bë mëngjesin e sotëm afër ndërtesës së qeverisë.


    Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

    “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

    Ai në Facebook ka shkruar se qeveria e re me LDK-në do të partner kyç do ta ketë ShBA-në.

    “Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!