×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Bajram në hije të tmerrit në Gazë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 16:38

    Myslimanët nëpër botë kanë festuar Bajramin e Madh të mërkurën, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mirëpo festa është lënë në hije të përkeqësimit të krizës në Gazë dhe ofensivës së pritur të Izraelit në qytetin Rafah, shkruan Associated Press.

    “Nuk duhet harruar vëllezërit dhe motrat në Palestinë”, tha imami Abdulrahman Musa në Nairobi të Kenisë. “Ata kanë qenë cak i agresionit të paarsyetuar dhe dhunës teksa bota po shikon në heshtje”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në mesazhin e tij për Bajramin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur përkrahjen për Gazën, të cilën e ka quajtur “plagë e hapur e ndërgjegjes njerëzore”.

    Në Stamboll, mijëra besimtarë në xhaminë Aya Sofya, kanë mbajtur flamujt palestinezë dhe kanë bërë thirrje në përkrahje të banorëve të Gazës.

    Brenda Gazës, kishte pak gëzim. Palestinezët në kampin e refugjatëve Jabalya kanë kujtuar më të dashurit e tyre që ishin në mesin e 33 mijë të vrarëve nga ofensiva e Izraelit.

    Edhe në xhaminë e madhe të Xhakartës, më e madhja në Azinë Juglindore, besimtarëve u është bërë thirrje që të luten për myslimanët në Gaza.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!