
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se kanë rrëzuar dy avionë rusë.
Zelensky ka thënë se avionët ishin të tipit “SU” dhe se rrëzimi i tyre është bërë në rajonin e Zaporizhzhias, raporton Sky News, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sipas Zelenskyt, rrëzimi i avionëve është bërë nga Garda Kombëtare e Ukrainës.
“Jam mirënjohës ndaj dy prej luftëtarëve të tonë skajshmërisht të saktë”, ka thënë presidenti Zelensky.
“Meqë ra fjala, njërit nga ta i është dhënë titulli Hero i Ukrainës, dhe ka rrëzuar jo vetëm avionët e armikut por edhe një raketë lundrimi”, shtoi tutje. /Reporteri.net/.