×
  • Lajme
  • Lajme

    “Braktiset” Klinika e Pediatrisë në QKUK, qytetarja ankohet se qe 2 orë nuk hasi asnjë mjek

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 16:29

    Pasditen e së mërkurës një qytetare është ndeshur me një parregullsi shqetësuese në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

    Ajo ka raportuar se nuk ka hasur në asnjë mjek në këtë klinikë.

    Në videon e dërguar në redaksinë e Gazeta Online Reporteri.net, qytetarja në fjalë thotë se ka pritur aty për dy orë të tëra, derisa asnjë mjek nuk ka qenë i pranishëm në klinikë.

    Edhe në pamjet e dërguara në redaksi, si dëshmi, shihet qartë se në dhomën ku qëndrojnë infermierët e Klinikës së Pediatrisë është totalisht bosh, e poashtu edhe në ambientet e tjera të kësaj klinike të QKUK’së nuk shihet asnjë infermierë apo mjek i pranishëm.

    VIDEO:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!