×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    “Brenda është vëllai i tyre me familje, i kanë ndalë telefonat”, flet nipi i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu për bastisjen e banesës

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 12:10

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe misioni i EULEX-it po kryejnë bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri Fazliu e Fahri Fazliu, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka folur nipi i Fahri dhe Bahri Fazliut i cili tha se nuk e di arsyen e basisjes së banesës.

    Tutje ai para gazetarëve shtoi se bastisja ka filluar rreth orës 7 të mëngjesit, e edhe pse ka provuar të kontaktojë me familjarët që ndodhen brenda ne banesë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi ata siç tha ai i kanë pasur të fikur telefonat.

    “Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin, Artan Çerkini dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjëve Fahri dhe Bahri Fazliu. Ku rrinë vëllai i dy heronjëve, Fadil Fazliu. E kam pyetur pse është duke ndodhur, më ka thënë që nuk e di. Sipas avokatit, bastisja ka fillu rreth orës 7 në mëngjes. Nuk jemi leju me u fut brenda. Brenda gjendet Fadili me familje. Nuk kemi informacion se çfarë po ndodh. Nuk po i hap telefonat askush, i kanë të mbyllur”, tha nipi, Fahri Fazliu./Reporteri.net/

    EULEX-i dhe Prokuroria Speciale bastisin banesën e familjarëve të Bahri e Fahri Fazliut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!