×
  • Lajme
  • Lajme

    Cili po gënjen: Kurti thotë se u kordinua me LDK-në, Hoti thotë JO

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:09

    Zv.kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ajo çfarë ka prezantuar kryeministri Kurti nuk është vendim, sepse sipas tij vendimet merren në Qeveri.


    Hoti tha se vendimet duhet të merren bashkarisht nga partnerët, duke thënë se e kanë diskutuar idenë, por tha se nuk është pajtueshmëri e të dy paleve.

    “Asnjë propozim që nuk dakordohet me partnerët nderkombetarë nuk do të përkrahet”, ka thënë Hoti, duke lënë të nenkuptohet se taksa duhet të hiqet dhe reciprociteti do të vendoset vetëm nëse nuk ka progress në dialog.

    “Nuk është i koordinuar me ne”, ka thënë ai.

    “Është propozim i kryeministrit se si ai e sheh taksën dhe reciprocitetin”, ka thënë Hoti në Pressing të T7.

    “Kërkesa jonë ka qenë që ne të dakordohemi për çdo veprim që bëjmë si qeveri. Vendimet e mëdha merren së bashku, jo njënashëm. Besoj që duhet të ulemi të bisedojmë…në mënyrë që mos ta krijojmë një situatë ku Qeveria e Kosvës e izolon vetën”, tha ai.

    Por, kryeministri Albin Kurti tha se është koordinuar me LDK-në në Qeveri.
    Ai ka bërë të ditur se e ka njoftuar zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Avdullah Hoti, për shpalljen e vendimit.

    “Në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë, dhe heqjes së tarifës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia, në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

    “Ne, me konceptin e reciprocitetit, kemi garuar në shtator dhe tetor të vitit kaluar. Kemi fituar më 6 tetor, e kemi përfshirë në programin e qeverisjes së përbashkët si partnerë të koalicionit në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar”, është shprehur ai.

    “Është politikë e jona. Është princip i rregullimit të raporteve të shëndosha”, ka deklaruar Kurti.

    “Edhe nga takimi që kam pasur sot, edhe me bashkëpunimin e deritanishëm, natyrisht që jemi të harmonizuar dhe jemi bashkë”, ka shtuar Kurti.
    “E theksoj edhe njëherë që hapin e parë po e bëjmë ne, gjestin e parë të vullnetit të mirë po e bëjmë ne, duke hequr tarifën…”, ka thënë ai më tej./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!