×
  • Lajme
  • Lajme

    Dakordimi në Ohër, Kurti merr telefonatë nga zyrtari i lartë në DASH: Më uroi për marrëveshjen

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 15:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

    Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Collet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

    ”Kisha një telefonatë me Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

    Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim.

    Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    E mirëpritur në shkallë të gjerë nga diplomacia perëndimore, marrëveshja ka nxitur reagime në të dyja vendet.

    Në Kosovë, shqetësimet lidhen kryesisht me zotimin e saj që t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ku po raporton për dialogun me Serbinë dhe takimin e Ohrit, ka pranuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ekziston në marrëveshjen e dakorduar më 18 mars.

    Kurti tha se aleatët ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë se detyrimet ndërkombëtare që janë arritur në emër të shtetit tonë nuk ndryshojnë, edhe kur qeveritë ndryshojnë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si i tillë nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne i kemi.

    Ato detyrime nga e kaluara janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta trajtojmë nga çështja e Kushtetutës sonë. Çdo gjë që ne bëjmë në këtë drejtim është standard tashmë i pranuar nga çdo demokraci evropiane.

    Unë nuk e kam ndërmend të kritikoj gjërë e gjatë për marrëveshjen e para 10 apo 8 vjetëve, për këto vendime të kaluara që janë aty në arkivat e Brukselit…Por, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur në emër të shteteve tona me detyrime edhe kur qeveritë ndryshojnë”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

    Kryeministri tha se do të kundërshtojnë çdo synim për etno-nacionalizëm territorial. Ai përsëriti se nuk do të pranojnë asnjë model të autonomisë territoriale.

    Kurti për Asociacionin: Aleatët na e kujtuan se nuk i shmang dot marrëveshjet nga e kaluara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!