×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj, politikani i parë që deklarohet publikisht: Unë jam ateist

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 23:29

    Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë të ditur pikëpamjen e tyre në raport me fenë.

    Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare.

    Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist.

    “Ateist jam unë”, tha Molliqaj në T7 kur u pyet se a është besimtar.

    “PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë.

    Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë – por njëkohësisht edhe për të drejtat e komunitetit LGBT.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!