×
  • Lajme
  • Lajme

    Debakli i madh i figurave kyçe të PSD-së: Sa vota kishin me VV-në dhe sa siguruan tani

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 11:12

    Partia Social Demokrate e cila në zgjedhjet e 6 tetorit pësoi debakël, nga 12 deputetë sa kishte në legjislaturën e kaluar, në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë pritet të përfaqësohet me vetëm një deputet, shkruan Reporteri.net.


    Nëse bëjmë krahasimin në mes të votave që ish-deputetët e PSD-së kishin gjatë kohës sa ishin në Vetëvendosje dhe tani kur garuan në koalicion me AAK-në, tek secili prej tyre shihet një rënie e ndjeshme e përkrahjes nga ana e qytetarëve.

    Siç shihet nga tabela e mëposhtme, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në kohën kur kishte garuar në radhët e Vetëvendosjes, kishte grumbulluar gjithsej 76,017 mijë vota, kurse në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të grumbullojë vetëm 5,508 mijë vota.

    Figura e dytë e PSD-së, Visar Ymeri në zgjedhjet e vitit 2017 si kandidat për deputet nga radhët e VV-së kishte grumbulluar 40,980 mijë vota, kurse  në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 5,089 mijë.

    Dardan Molliqaj, po ashtu një nga figurat kyçe të PSD-së, si kandidat për deputet nga radhët e VV-së kishte marrë 39,219 mijë vota, kurse tani ka arritur të fitojë përkrahjen e vetëm 4,339 qytetarëve.

    Frashë Krasniqi si kandidat nga VV kishte 7237 mijë vota, kurse tani ky numër ka rënë në 3762.

    Një nga deputetët më të zhurmshëm të PSD-së, kur kishte garuar nga radhët e VV-së kishte arritur të grumbullojë gjithsej 17 mijë vota, kurse si kandidat nga radhët e koalicionit AAK-PSD ka siguruar vetëm 1618 mijë vota.

    Dukagjin Gorani në VV kishte  11 mijë vota VV, kurse tani ka siguruar vetëm 1398. /Rerporteri.net

    Shikoni grafikonin në vazhdim:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!