×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata për Gjykatën Speciale në OKB, Çitaku: Rama, Kryeministri i shqiptarëve

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 20:57
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka folur për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale.

    Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.

    “Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin. Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë, pa asnjë akuzë zyrtare. As edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi”, ka thënë Rama ndër tjerash.

    Për këtë ka reaguar, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ajo, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Ramën si kryeministër të shqiptarëve.

    “Edi Rama, Kryeministri i shqiptarëve”, ka thënë Çitaku.

    Postimi i Çitakut:

    Asambleja e OKB’së, Rama kërkon miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt, këtë e quan “dështim monumental”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!